Thiago Silva zhgënjehet nga PSG-ja: Unë dhe Cavani meritonim më shumë respekt

Thiago Silva zhgënjehet nga PSG-ja: Unë dhe Cavani meritonim më shumë respekt

09:35, 10/02/2021

Thiago Silva në verë la Paris Saint Germain pas 8 sezonesh për t’u transferuar te Chelsea në Premier League.

Aktualisht mbrojtësi brazilian tashmë 36-vjeçar është i lumtur te Blutë e Londrës, por në një intervistë Thiago është rikthyer të flasë për PSG-në dhe rinovimin e mundshëm të kontratës me kampionët e Francës, duke zbuluar se drejtuesit e klubit francez e trajtuan shumë keq si atë ashtu edhe Edinson Cavanin, duke mos u bërë asnjë ofertë për zgjatjen e bashkëpunimit.

PSG nuk më ofroi asgjë. Ata nuk më thanë as: Thiago, a pranon të luash me ne me 1 euro? Absolutisht asgjë. Unë meritoja më shumë respekt. E njëjta gjë ndodhi edhe me Edinson Cavanin”, deklaroi ish-kapiteni i PSG-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco