Real Madrid fiton dhe afrohet ndaj kryesuesve të Atleticos

Real Madrid fiton dhe afrohet ndaj kryesuesve të Atleticos

22:55, 09/02/2021

Pas dy golave të shënuar në pjesën e dytë, Real Madrid ka arritur të fitojë 2-0 ndaj Getafes.

Pjesa e parë mes dy ekipeve ishte shumë e qetë me vetëm një rast, por në fraksionin e dytë të lojës “Los Blancos” shënuan dy herë.

Goli i parë erdhi pas një asistimi të Vinicius Junior drejt Karim Benzema, ku ky i fundit shënoi në minutën e 60-të. Pas shtatë minutave, Ferland Mendy dyfishoi rezultatin e ndeshjes, për t’i dhënë kështu edhe tre pikë të arta klubit madrilien.

Me këtë fitore, Real Madrid ngjitet në vendin e dytë në La Liga me 46 pikë, kurse Barcelona me një ndeshje më pak është e dyta me 43 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco