Juventus kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë

Juventus kualifikohet në finalen e Kupës së Italisë

22:40, 09/02/2021

Skuadra e Juventusit është kualifikuar në finalen e Kupës së Italisë, pasi mori rezultatin e duhur në ndeshjen e dytë gjysmë-finale ndaj Interit.

Ndeshja përfundoi në barazim 0-0, por bardhezinjtë kaluan në turin tjetër, për shkak se në ndeshjen e parë në “San Siro” kishin fituar me rezultatin 2-1.

Zikaltërit u shfaqën dominues në pjesën e parë, duke krijuar disa raste për shënim, por pa arritur t’i kthejnë në gol. Madje, Inter pretendoi për një penallti në dëm të Lautaro  Martinez, por gjyqtari i takimit nuk ishte i të njëjtit mendim.

Ndërsa në 45 minutat e dyta, ishin më të ekulibruara, me skuadrat që tentouan disa herë tq shënonin golin e avantazhit, por pa sukses

Juventus në finale do të përballet me një mes Atalantës dhe Napolit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco