Gasperini: Napoli është kundërshtar i fortë, por ne duam finalen

Gasperini: Napoli është kundërshtar i fortë, por ne duam finalen

22:24, 09/02/2021

Atalanta do të luajë nesër gjysmëfinalen e kthimit me Napolin, për të provuar të sigurojë një biletë për në finale, ndërsa trajneri Gian Piero Gasperini doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp ku u mundua të karikojë në maksimum të tijtë.

 

“Nuk ndodh gjithmonë të shkosh në një finale, qoftë kjo edhe në Kupë, ndaj do të bëjmë maksimumin për t’ia dalë. Nesër do të luajmë pjesën e dytë dhe më të rëndësishmen, pasi përcaktohet gjithçka dhe duhet të jemi shumë më vendimtarë në fushë”, deklaroi tekniku bergamask.

 

Atalanta nuk po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa edhe këtë fundjavë u ndal në një barazim 3-3 me Torinon, ndonëse kishte shkuar në avantazh të trefishtë, ndërsa Gasperini beson te kthesa, ndonëse vlerëson maksimalisht edhe Napolin.

 

“Barazimi ndaj Torinos natyrisht që djeg, por për fat të mirë luajmë çdo tre ditë dhe duhet të mendojmë gjithmonë për ndeshjen e radhës. Menjëherë pas asaj ndeshjeje kemi nisur të përgatisim sfidën me Napolin, pasi është një kundërshtar me shumë cilësi dhe duhet një ndeshje perfekte për të shkuar në finale”, tha Gasperini.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco