Ofendoi gjyqtarin, pezullohet me dy ndeshje ndihmësi i Pirlos

Ofendoi gjyqtarin, pezullohet me dy ndeshje ndihmësi i Pirlos

20:57, 09/02/2021

Ndihmësi i Andrea Pirlos në pankinën e Juventusit, Roberto Baronio u ndëshkua me karton të kuq gjatë ndeshjes mes bardhezinjve e Romës në fundjavë, pasi protestoi ashpër ndaj një vendimi të arbitrit kryesor Orsato.

Ngjarja ndodhi pak para fundit të pjesës së parë dhe Orsato nuk ngurroi ta largojë nga pankina, ndërsa Gjykata Sportive pranë Federatës Italiane të Futbollit ka vendosur ta pezullojë Baronion me dy ndeshje.

“Në minutën e 45-të të pjesës së parë ka kontestuar një vendim të arbitrit, duke iu drejtuar atij me shprehje fyese”, thuhet në arsyetimin e Gjykatës Sportive, që do të lërë Pirlon kështu pa një nga ndihmësit e tij në dy ndeshjet e radhës.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco