Rakitic luan kundër Barçës: Do jetë një ndeshje e veçantë. Messi? Askush nuk ankohet për kontratat në NBA

Rakitic luan kundër Barçës: Do jetë një ndeshje e veçantë. Messi? Askush nuk ankohet për kontratat në NBA

18:53, 09/02/2021

Ivan Rakitic ka dhënë një intervistë të gjatë për “AS”. Mesfushori kroat foli për momentin e Sevijas së tij, në prag të ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Mbretit kundër Barcelonës: " Është momenti më i mirë i sezonit për ne. Po rritemi nga ndeshja në ndeshje. Për mua do të jetë një takim i veçantë. Kam kaluar gjashtë vjet te Barcelona ".

 

A ka ndonjë çelës për të kaluar turnin?

"E rëndësishme është të mos humbasim shpresën për të pasur sukses. Ne e dimë se do të duhet të luajmë dy ndeshje perfekte. Shpresojmë t'u japim tifozëve një finale të Kupës."

 

Zgjedhjet, ndërrimi i trajnerit, kaosi i Messit. Si e gjykoni situatën në ish-ekipin tuaj?

"Unë e jetoj atë si të gjithë, nga larg. Unë i uroj Barcelonës më të mirën dhe shpresoj që qetësia të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur, është e nevojshme. Por gjithçka varet nga rezultatet e ekipit dhe tani po shkon mirë. Shihet që Barça ka më shumë ritëm, "një ndeshje e vështirë na pret".

 

Messi? Do të largohet apo do qëndrojë?

"Ai tha se do vendosë në fund të sezonit. Ne duhet ta lëmë të qetë dhe të bëjë atë që i ndjen zemra. Është e rëndësishme që Leo të transmetojë gëzim në fushë. Messi po filon të buzëqesh sërish dhe Barça ka rilindur ".

 

Si e përjetuat publikimin e kontratës së argjentinasit?

"Më pëlqen NBA dhe ne të gjithë e dimë se sa fitojnë atje lojtarët, kështu që nuk e di pse kishte polemika. Të gjithë e dimë se çfarë ka bërë Leo për Barçën. Kur udhëtuam me të në një turne, të gjithë pyesin për Leo-n. Ai , Cristiano dhe Neymar qarkullojnë aq shumë para sa që kontratat janë absolutisht të merituara "

 

Do të festoni nëse shënoni ndaj Barcelonës?

"Jo. Kam kaluar momente të mira te Barça. Vajza ime ka lindur në Barcelonë, unë kam shumë miq në atë qytet dhe tifozët gjithmonë janë treguar të dashur me mua. Ata madje më dhanë një çmim për sjelljen time."

 

Le të kthehemi te Sevilla. Çfarë mendoni për ardhjen e Papu Gomez?

Unë e përgëzoj klubin për nënshkrimin e Papu. Të gjithë në Sevija janë shumë të lumtur që e kanë këtu. Më pëlqen të luaj me të ”.

 

Dëmtimi i Ocampos?

"Kemi nevojë për të. Unë fola me të dhe e inkurajova. Tani ai duhet të mendojë për t'u rikuperuar

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco