Europa League: Ja ku do të luhen Real Sociedad - M. United dhe Gladbach - City

Europa League: Ja ku do të luhen Real Sociedad - M. United dhe Gladbach - City

17:50, 09/02/2021

Vitin e kaluar, kampionatet dhe garat evropiane rrezikuan të mos përfundonin. Këtë sezon, ligat vendase dhe UEFA nuk kanë ndërmend të bëjnë të njëjtën gjë dhe për këtë arsye po bëjnë disa rregullime.

Disa shtete ia kanë ndaluar hyrjen në territorin e tyre udhëtarëve që vijnë nga një zonë ku pandemia e Covid-19 është aktive, dhe duke parë këtë situatë organi më i lartë i futbollit evropian ka vendosur që këto sfida të luhen në një vend tjetër.

Pra, Liverpool nuk do të shkojë në Gjermani për t'u përballur me RB Leipzig në Ligën e Kampionëve, por Jurgen Klopp dhe skuadra e tij do të ndeshen me Leipzig në Hungari në Budapest.

Mirëpo, edhe në Europa League do të ndodhë e njëjta gjë. Kështu që Real Sociedad duhet të përballet me Manchester United, por kjo ndeshje nuk do të luhet në Spanjë. Të dy ekipet do të luajnë në Itali, më saktësisht  në stadiumin e Juventusit në Torino , më 18 Shkurt.

Takimi midis Borussia Monchengladbach dhe Manchester City do të luhet gjithashtu në një terren neutral, edhe një herë në Hungari në Budapest, UEFA sapo ka komunikuar .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco