Koeman i përgjigjet ashpër Rudi Garcia-s dhe ‘France Football’

Koeman i përgjigjet ashpër Rudi Garcia-s dhe ‘France Football’

17:26, 09/02/2021

Ronald Koeman ka reaguar ashpër ndaj trajnerit të Lyon, Rudi Garcia dhe medias franceze “France Football”.

Kjo i fundit, kishte bwrw njw montazh fotografik në faqen e parë të gazetës, ku shihej Lionel Messit me fanellën e PSG-së, ndërsa Garcia kishte deklaruar se, nëse te skuadra parisiene po tregojnë mungesë respekti teksa flasin për Lionel Messin, edhe trajneri holandez i “blaugranave” ka bërë të njëjtën gjë me Depay-n.

“Nuk e di pse e bëjnë këtë (postimi në faqen e parë). Nëse duan të flasin për Leon dhe të ardhmen e tij, le të flasin. Tani flet një trajner i Lyonit, të cilit duket se i pëlqen të flasë në shtyp dhe të jetë protagonist. Rudi García nuk është një njeri i rëndësishëm për mua. Më duhet të përgatis ndeshje të mbetura.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco