Kosova U-21 luan miqësore me Katarin

Kosova U-21 luan miqësore me Katarin

17:08, 09/02/2021

Aktivitetin e parë të vitit 2021 Kombëtarja e Kosovës U21 do ta zhvillojë në pranverë.

Në fakt, më 26 mars Dardanët e rinj do të përballen me Katarin në kryeqytetin Doha, ndërkohë që ekziston mundësia të zhvillohet edhe një miqësore tjetër tri ditë më pas.

Miqësorja me Katarin vjen si rezultat i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet dy federatave. Ndonëse ky takim ka kohë që është planifikuar, gjithçka do të varet nga gjendja me pandeminë.

E në Doha të Katarit do ta ketë debutimin si trajner i U21,Michael Nees, i cili u emërua në këtë pozicion muajin e kaluar. Ai në këtë grumbullim do të ketë në dispozicion futbollistët e gjeneratës 2000/2001.

Ky grumbullim në Katar do t’i shërbejë Kombëtares U21 për t’u përgatitur për ndeshjet kualifikuese të Europianit 2023, ku bën pjesë në Grupin G së bashku me Anglinë, Republikën e Çekisë, Slloveninë, Shqipërinë dhe Andorrën.

Ndeshjen e parë kualifikuese, Kosova U21 do ta luajë më 8 qershor si vendase kundër Andorrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco