Suning nuk heq dorë nga Interi , zbulohet ‘Plani B’ për të mbajtur aksionet

Suning nuk heq dorë nga Interi , zbulohet ‘Plani B’ për të mbajtur aksionet

15:48, 09/02/2021

Suning nuk heq dorë nga Interi. Negociatat për shitjen e klubit zikaltër te BC Partners kanë ngecur për shkak të diferencës së vlerës midis një miliardë eurosh të kërkuar nga Zhang dhe 750 milionë eurove të ofruara nga fondi britanik.

Ndërkohë shoqëria kineze është duke shqyrtuar mundësinë e një plani B për të mbajtur Interin dhe aksionet e tij.

Sipas asaj që thuhet nga “Il Sole 24 Ore”, Suning është duke diskutuar me të tjerë fonde financiare për të financuar shifrën e 150 milionëve dhe 200 milionë eurove në mënyrë që të zgjidhen likuiditetet dhe të menaxhohen si duhen shpenzimet për këtë vit.

Një lëvizje e ngjashme kjo edhe si ish-pronarët kinez të Milanit, Jong Hong-Li dhe më pas ia dorëzoi fondit “Elliot”, që sot janë pronarët numër 1 të kuqezinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco