Drejtori i Vllaznisë: Kush gabon më pak me 4 ekipet e fundit, fiton kampionatin

Drejtori i Vllaznisë: Kush gabon më pak me 4 ekipet e fundit, fiton kampionatin

15:33, 09/02/2021

Drejtori i Vllaznisë, Matko Djarmati, është i mendimit që titullin e fiton ajo skuadër që le më pak pikë me 4 ekipet e fundit.

Nëpërmjet një lidhje live në emisionin “Sport Time”, Djarmati analizoi situatën aktuale në klubin shkodran duke u shprehur:

“Ne komunikojmë çdo ditë në çdo aspekt. Dje kishim një video analizë më të gjatë. Kemi bërë edhe sot një takim. Po provojmë të ndryshojmë klimën negative. Komunikojmë, flasim, situata nuk është tragjike. Deri tani jam i kënaqur me paraqitjen e skuadrës.

Në fillim të kampionatit nuk besoi asnjë, çdo ekip do të ketë shumë probleme kundër nesh. Kampionati vendoset me 4 ekipet e fundit të tabelës. Kush gabon më pak me 4 ekipet e fundit, ai e fiton kampionatin.

Ishim shumë të kujdesshëm në merkaton dimërore, është shumë e vështirë të gjesh lojtarë. Kemi sjellë 4 lojtarë në ekip, duan kohë, që të përshtaten dhe të na ndihmojnë. Fizikisht janë shumë mirë, por problemi është manovra e lojës. Është shumë e vështirë, do kohë për t’u përshtatur. Nuk kam asnjë peng nga merkato. Shpresoj të kemi bërë një merkato të mirë dhe në fund të kampionatit kjo gjë të konfirmohet.

Shpresoj të vazhdojmë me këto ritme. Ditën e shtunë nuk do të jetë shi. Ekipi jonë është mësuar të luajë shpejt, dhe kur terreni nuk është në gjendjen e duhur ka probleme”, u shpreh Matko Djarmati.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco