‘Një jetë mes frikës’/ Kërcënimi ndaj arbitrit ka tronditur futbollin anglez

‘Një jetë mes frikës’/ Kërcënimi ndaj arbitrit ka tronditur futbollin anglez

15:10, 09/02/2021

Historia e gjyqtarit Mike Dean po trondit futbollin anglez.

Arbitri i njohur ka marrë kërcënime me vdekje pas disa vendimeve të marra në ndeshjen midis West Ham dhe Fulhamit, veçanërisht për kartonin e kuq ndaj mesfushorit të “Hammers”, Tomas Soucek, dhe ka kërkuar që të mos arbitrojë në Premier League fundjavën e ardhshme.

Mbi këtë temë ka ndërhyrë një tjetër “bilbil” anglez, Mark Clattenburg, i cili nëpërmjet një letre të botuar nga “Daily Mail” e përshkroi ditën e tij si “një jetë mes frikës”.

“Jam mësuar të marr letra në shtëpinë time. Kishte fyerje dhe kërcënime të ndyra”.

Më pas ai tregon një anekdotë: “Arbitri Michael Oliver duhej të transferonte familjen e tij nga shtëpia pas ndeshjes së Championsit së vitit 2018 mes Juventusit dhe Real Madridit, rezultati i së cilës eliminoi bardhezinjtë”.

Oliver dhe bashkëshortja e tij, Lucy, gjithashtu një gjyqtare futbolli, u fyen dhe u kërcënuan me vdekje nga tifozët, të cilët lëshuan të gjithë tërbimin e tyre në rrjet.

Ata ishin të zemëruar kundër “bilbilit”, që në minutën e 93-të i dha Real një penallti, e shndërruar më pas në gol nga Cristiano Ronaldo, finalizim që eliminoi Juven.

Pas garës, Gigi Buffon, i përjashtuar me karton të kuq për protesta, kritikoi rëndë gjyqtarin, duke e akuzuar madje se kishte “një kazan plehrash në vend të zemrës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco