Ibrahimovic në Sanremo 2021: dhurata dhe premtimi që futbollisti i bëri Amadeusit

Ibrahimovic në Sanremo 2021: dhurata dhe premtimi që futbollisti i bëri Amadeusit

13:46, 09/02/2021

Përgatitjet janë duke u zhvilluar për Festivalin Sanremo 2021, që do të transmetohet në Rai Uno nga 2 deri më 6 mars.

 Pavarësisht nga polemikat dhe kritikat e javëve të fundit, Amadeus konfirmoi në një konferencë shtypi se Zlatan Ibrahimoviç do të jetë i pranishëm në të pesë mbrëmjet e festivalit të muzikës.

''Ibrahimoviç është kampion shumë i madh, si një Interist e përgëzoj Milanin. Ibra më dha fanellën e tij. Unë kam një vëlla me skuadrën e  Milan që do ta pëlqente por padyshim që nuk do t’ia jap'' tha drejtori artistik dhe mikëpritësi i ngjarjes.

Gjithashtu Amadeus foli dhe për atë që do të bëjë Ibrahimoviç në Sanermo, ai shpjegoi:

"Ibrahimoviç është një personazh për t'u zbuluar, ai është numri një në shumë gjëra. Do ta zbuloni" .

I menjëherëshëm ishte dhe reagimi i Ibrahimoviçit, i cili i bëri dhe një premtin të vërtetë Amadeusit dhe Fiorellos:

''Bëhuni gati, unë po vij. Le të thyejnë një rekord tjetër’.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco