Juventusi me mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Interit

Juventusi me mungesë të madhe për ndeshjen ndaj Interit

18:26, 08/02/2021

Mbrojtësi i Juventusit, Leonardo Bonucci do të humbasë përballjen ndaj Interit në Kupën e Italisë.

Bonucci thuhet se vuan nga një problem në kofshën e djathtë dhe nuk do të rrezikohet përpara një orari të ngjeshur duke përfshirë rinisjen e Ligës së Kampionëve.

Çështja e qendërmbrojtësit nuk është serioze dhe ai do të jetë përsëri i gatshëm kur “Zonja e Vjetër” të udhëtojë në Napoli.

“La Gazzetta dello Sport” raporton se Paulo Dybala mund të rikthehet në stol kundër “Nerazzurrëve”. 26-vjeçari me shumë mundësi do të shërohet plotësisht dhe të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për duelin kundër Napolit këtë fundjavë.

Juan Cuadrado dhe Rodrigo Bentancur janë në dispozicion për të filluar kundër Beneamata, ndërsa Aaron Ramsey do të vlerësohet sot, por nuk pritet të kthehet në kohë për ndeshjen e dytë të gjysmëfinaleve të Coppa Italia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco