Ra nga një lartësi prej 4 metrash, futbollisti i skuadrës italiane në gjendje të rëndë

Ra nga një lartësi prej 4 metrash, futbollisti i skuadrës italiane në gjendje të rëndë

18:13, 08/02/2021

Mbrojtësi i skuadrës së të rinjve të Helas Veronës, Andrea Gresele, është shtruar menjëherë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Futbollisti 18-vjeçar, u godit nga disa kabllo të tensionit të lartë elektrik në një stacion treni dhe pas goditjes së marrë, ra nga një lartësi prej 4 metrash. Menjëherë pas kësaj, i riu është transportuar në spital, ku ka marrë ndihmën e mjekësve, por gjendja e tij shëndetësore ka qenë e përkeqësuar.

“L’Arena” raporton se Gresele ka pësuar thyerje të shumta në turp, teksa ka djegur edhe dorën e tij. Nuk ka ende të dhëna të tjera, se si paraqitet gjendja e mbrojtësit, duke mbajtur në ankth të gjithë.

Edhe klubi i Veronës ka dalë me një komunikatë në profilin zyrtar, duke thënë se janë afër lojtarit dhe familjes së tij./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco