Tashmë është zyrtare. Agjenti zbulon vendimin: Hysaj do të largohet nga Napoli!

Tashmë është zyrtare. Agjenti zbulon vendimin: Hysaj do të largohet nga Napoli!

16:31, 08/02/2021

Elseid Hysaj do të largohet në fund të sezonit nga Napoli si lojtar i lirë.

Klubi italian nuk ka më interes për t’ia plotësuar kërkesat futbollistit shqiptar për rinovimin e kontratës, prandaj palët do të divorcohen pas një bashkëpunimi 6-vjeçar.

Rinovimi i Hysajt? “Mendoj se diskutimi është mbyllur. E dimë që nga sezoni i ardhshëm do të jemi në një skuadër tjetër”.

“Napoli ka ndërmend të përqendrohet në të tjera drejtime. Po bisedojmë me klube të tjera, megjithatë Hysaj do ta bëjë si duhet detyrën e tij deri në qershor.

 “Edhe futbollistë të tjerë duan pagë të lartë, por është dyshimi nëse mund të bëjnë më mirë se Hysaj”, ka deklaruar agjenti, Mario Giuffredi.

Franca apo Spanja mund të jenë destinacionet e ardhshme të futbollistit kuqezi, i cili është në kulmin e karrierës. Olimpique Marseille, Lyoni dhe Sevilla kanë zgjuar interesimin për mbrojtësin shqiptar.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco