U kërcënua me jetë se nxori kartonin e kuq, kërkon tërheqjen nga arbitrimi

U kërcënua me jetë se nxori kartonin e kuq, kërkon tërheqjen nga arbitrimi

15:43, 08/02/2021

Pas përfundimit të sfidës Fulham-West Ham me rezultatin 0-0, arbitri i takimit, Mike Dean, është kërcënuar me jetë si personalisht, por edhe familjarisht.

Arbitrit britanik i është kërkuar të tërhiqet nga arbitrimi pas një rasti ku në minutën e 97-të ndëshkoi me karton të kuq lojtarin e West Ham, Tomas Sucek.

Mesfushori doli me karton të kuq, pasi goditi pa qëllim lojtarin serb Aleksandër Mitroviç.

Pas këtyre kërcënimeve, gjyqtari i njohur anglez i ka kërkuar Ligës së Premier Ligës dhe Federatës Angleze të Futbollit tërheqjen nga arbitrimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco