Organizatorët nuk kanë dyshime: Botërori në Katar do të zhvillohet me tifozë

Organizatorët nuk kanë dyshime: Botërori në Katar do të zhvillohet me tifozë

15:15, 08/02/2021

Organizatorët e Kupës së Botës “Katar 2022” janë të sigurt: turneu do të zhvillohet me stadiume të hapura për 100% të kapacitetit të tyre.

“Katari ka filluar të presë ndeshje aziatike të Ligës së Kampionëve pa tifozë. Në dhjetor, kapaciteti i pjesëmarrjes së tifozëve u rrit në 30%, një përqindje e ruajtur në Botërorin e Klubeve. Ne shpresojmë të arrijmë në Kupën e Botës 2022 me një kapacitet prej 100%”, tha Yasser al-Jamal, kryetar i zyrës operacionale të komitetit përgjegjës për organizimin e Kupës së Botës 2022.

Katari po e pret Botërorin e Klubeve, pavarësisht rritjes së infeksionit dhe shtrimeve në spital për koronavirus.

“Rastet e reja u rritën me një të pestën nga java e kaluar, ndërsa pranimet në spital nga Covid-19 u rritën me 85 për qind në muajin e kaluar”, tha ministria e shëndetësisë.

Al-Jamal përfundoi: “Kemi besim në masat e marra nëpër stadiume dhe në rrjetin nëntokësor, në hyrjet dhe daljet e stadiumeve për të ruajtur sigurinë e të gjithëve”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco