Publikohet shifra që do t’ju lërë pa fjalë që klubi katalanas ka dhënë për Mesin

Publikohet shifra që do t’ju lërë pa fjalë që klubi katalanas ka dhënë për Mesin

14:20, 08/02/2021

El Mundo ka publikuar shifrat e kontratës që lidh Lionel Messin me Barcelonën.

Klubi Blaugrana ka investuar gjatë viteve për të siguruar besnikërinë e numrit 10 të tij, i cili gjithashtu ka njoftuar se nuk do të vazhdojë karrierën e tij me katalanasit.

Shifra që ka lënë pa fjalë të gjithë është 555 milion euro në katër vjet, me një seri bonusesh që vështirë se mund të imagjinohen për lojtarët e tjerë.

Falë gjysmë miliardë eurosh në arkën e Pulce, jeta e tij në Katalonjë është jetë ëndërrash: një vilë, një hotel, një avion privat dhe një seri makinash luksoze që zënë garazhin e tij. 

Shtëpia ku ai jeton me partneren dhe tre fëmijët e tij ka një vlerë prej 6 milion euro falë pamjes nga Detit Balearik, ku nuk mungojnë fusha e futbollit, pishina, palestra dhe sheshi i lojërave për fëmijë.

Prona ndodhet 40 km nga Barcelona dhe 100 metra nga deti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco