Zyrtare/ Plotësohen kërkesat ekonomike, Hamilton te Mercedesi edhe në vitin 2021

Zyrtare/ Plotësohen kërkesat ekonomike, Hamilton te Mercedesi edhe në vitin 2021

14:13, 08/02/2021

Marrëveshja ishte arritur, por zyrtarizimi erdhi sot. Lewis Hamilton do të garojë për Mercedesin edhe gjatë vitit 2021.

Skuadra gjermane i ka përmbushur kërkesat ekonomike të 7 herë kampionit të botës, që do të ketë një rol përtej të qenit piloti numër 1 i Mercedesit.

“Po pres me padurim të nis sezonin tim të nëntë me shokët e skuadrës së Mercedesit. Kemi arritur rezultate të pabesueshme bashkë e tani rinisemi nga këtu për të arritje të tjera. Do të vijojmë të rritemi si brenda pistave dhe jashtë tyre”, deklaroi piloti britanik.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco