Shaqiri justifikohet pas humbjes së thellë të Liverpoolit me Manchester Cityn: Nuk jemi robotë

Shaqiri justifikohet pas humbjes së thellë të Liverpoolit me Manchester Cityn: Nuk jemi robotë

10:55, 08/02/2021

Xherdan Shaqiri nuk e bën dramë sezonin që po kalon Liverpooli i tij në Premier Ligë, ndonëse mbrojtja e titullit duket një mision shumë i vështirë.

“Ky është futbolli, ne jemi njerëz normalë të cilët kanë ulje-ngritjet e tyre. Është normale. Nuk jemi robotë, të cilët mund të jenë gjithnjë në 200%. Skuadrat në Premier Ligë janë të forta, edhe ekipet e vogla janë të vështira. Ndoshta këtë sezon nuk kemi qenë në lartësinë e duhur, por ka shumë skuadra që nuk janë në formë.

Megjithatë, jemi ende në katër vendet e para, kështu që nuk duhet të ankohemi. Unë e shoh ndryshe nga njerëzit nga jashtë. Ne jemi një prej skuadrave më të mira të Premier Ligës dhe botës. Edhe të tjerët përmirësohen dhe kjo është diçka normale në jetë. Do të jetë një sezon interesant”, tha Shaqiri pas humbjes së thellë të Liverpoolit në shtëpi me rezultatin 4-1 me Manchester Cityn.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco