Shpallet kampioni i Super Bowl, ja kush e fitoi trofeun prestigjioz

Shpallet kampioni i Super Bowl, ja kush e fitoi trofeun prestigjioz

10:05, 08/02/2021

Skuadra e Tampa Bay Buccaneers fitoi trofeun prestigjioz të Super Bowl, duke mundur thellë në finalen e madhe rivalët e Kansas City Chiefs me rezultatin 31-9.

Një ndeshje, zhvilluar në “Raymond James Stadium”, që nuk pati histori, ndërkohë që protagonist absolut i këtij suksesi mbetet Tom Brady.

43-vjeçari korri suksesin e shtatë personal në një finale të tillë, duke vendosur një rekord absolut.

Asnjë skuadër e NFL (32 të tilla) nuk ka kaq shumë tituj në Super Bowl sa ka fituar Brady i vetëm si sportist.

Pas këtij suksesi, Brady meritoi për të pestën herë në karrierë edhe trofeun e lojtarit më të mirë (ka luajtur në 10 finale).

Për skuadrën e Buccaneers ky është titulli i dytë pas atij të fituar në vitin 2003, i ardhur në një sezon të vështirë, të kushtëzuar nga pandemia e Covid-19.

Në këtë finale, Brady fitoi duelin me një tjetër yll të NFL-së, Mahomes, 18 vjet më i ri se ai.

Një ndeshje e dominuar nga Tampa Bay, që befasoi të gjithë me paraqitjen e saj në fushë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco