E bujshme nga Spanja/ Eden Hazard i ofrohet Juventusit, vjen përgjigjia bardhezi!

E bujshme nga Spanja/ Eden Hazard i ofrohet Juventusit, vjen përgjigjia bardhezi!

23:12, 07/02/2021

Eden Hazard është vazhdimisht në qendër të thashethemeve të merkatos. Për shkak se belgu që kur u largua nga Chelsea për të fluturuar te Real Madrid pothuajse ka humbur të njëjtin numër ndeshjesh me ato që ka luajtur: mungesa të vazhdueshme për shkak të dëmtimit dhe një martesë me “merengues” që duket sikur nuk po jep fryte.

Kjo është arsyeja pse shtypi spanjoll e nxjerr atë në merkato për qershorin: Juventus dhe Chelsea kthehen në dy hipotezat e përmendura për të ardhmen e afërt të Hazard, telesport.

Thashethemet po ndjekin njëra-tjetrën dhe është vetëm fillimi, sepse Eden mund të largohet me të vërtetë nga Madridi në verë pas operacionit 100 milion eurosh për t’ia rrëmbyer Roman Abramovich.

Juventusi është shumë i qartë në lidhje me hipotezëm Hazard: nuk ka negociata apo interes real, pasi drejtuesit bardhezi nuk po kërkojnë atë lloj lojtari dhe as nuk kan? filluar kontakte serioze.

Kjo është arsyeja pse sot thashethemet mbeten të tilla, Juve është i qartë në këtë kuptim. Në pritje të një vere të nxehtë për Edenin

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco