Barcelona fiton me vështirësi ndaj Betis

Barcelona fiton me vështirësi ndaj Betis

23:10, 07/02/2021

Barcelona pas shumë vështirësive ia ka dal të fitojë në transfertë kundër Real Betisi.

Katalunasit arritën të fitojnë me rezultat të ngushtë 2 – 3, në ndeshjen e vlefshme për La Liga.

Ishte Iglesias që kaloi Betisin në avantazh pas asistimit të Emersonit. Por, pasi u fut në fushë Leo Messit, çdo gjë ndryshoi për mirë te Barcelona.

Pas dy minutave që hyri në lojë, argjentinasi barazoi rezultatin (59′), gjithashtu kontribuoi edhe në golin e dytë që u shënua autogol nga Ruiz (68′).

Ky i fundit pas shtatë minutave përmirësoi gabimin duke barazoi rezultatin (75′). Ndërsa, pritej që ndeshja të mbyllet, në skenë doli Trincao që realizoi golin e fitores për bluagranasit (87’).

Pas kësaj fitore, Barcelona ngritët në vendin e dytë me 43 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco