‘I kishte këmbët e ftohta’/  Klopp justifikon gafat e portierit Alison

‘I kishte këmbët e ftohta’/ Klopp justifikon gafat e portierit Alison

21:30, 07/02/2021

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp mbrojti portierin e tij Alison Beker, i cili i kushtoi skuadrës së kuqe dy gola në supersfidën me Manchester Cityn, e humbur me shifrat 1-4.

Tekniku gjerman u shpreh se nuk ka shpjegim për paraqitjen zhgënjyese të brazilianit. Ai u shpreh se ndoshta Alison i kishte këmbët e ftohta sot ndaj “Qytetarëve”.

“Nuk mund t’i fshehim gabim dhe nuk kemi përse të mos e bëjmë. Është e vërtetë që nuk i dhamë Alisonit shumë mundësi sot, sidomos te goli i parë, por tek i dyti ai nuk e llogariti goditjen e topit. Nuk ka një shpjegim real për këtë gjë, ndoshta i ka patur këmbët e ftohta sot. Mund të duket qesharake. Alisoni na ka shpëtuar jetën shumë herë dhe sonte bëri dy gabime. Kjo është e gjitha”, përfundoi Kloppi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco