Man City ‘blindon’ vendin e parë, mposht lehtësisht Liverpoolin

Man City ‘blindon’ vendin e parë, mposht lehtësisht Liverpoolin

19:40, 07/02/2021

Manchester City ka fituar në transfertë ndaj Liverpoolit.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola fitoi me rezultat 1 – 4 dhe kryesojnë bindshëm klasifikimin në Premier League.

Pjesa e parë, pavarësisht rasteve si dhe penalltisë së Ilkay Gundogan, përfundoi me rezultat të barabartë 0 – 0.

Gundogan në pjesën e dytë përmirësoi gabimin që doli i pasaktë nga pika e bardhë duke zhbllokuar shifrat (49′). Vendasit barazuan me anë të Mohamed Salah që shënoi nga pika e bardhë (63′). Por, pas 10 minutave Gundogan realizoi sërish pas asistimit të Foden (73′).

Në aksionin tjetër, Sterling trefishojë shifrat për “Qytetarët” (76′), ndërsa fitoren e vulosi Foden (83′). Vlen të theksojmë që në këtë ndeshje si zëvendësues u aktivizua edhe Xherdan Shaqiri.

Me këtë fitore, Man City kryeson Premier Leaguen me 50 pikë, ndërsa Liverpool renditët në vendin e katër me 40 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco