Milani shkërmoq Crotonen dhe merr kreun e Serisë A

Milani shkërmoq Crotonen dhe merr kreun e Serisë A

17:08, 07/02/2021

AC Milani ka marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi kundër Crotones.

"Rossonerët” fituan me rezultat të thellë 4 – 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21 në Serie A. Ishte ylli i vendasve, Zlatan Ibrahimovic që zhbllokoi shifrat pas asistimit të Leao. Në pjesën e dytë, Milani ishte edhe më e rrezikshme duke shënuar edhe tri herë tjera.

Suedezi shënoi sërish vetëm se këtë herë asistues ishte Hernandez (64′). Pas katër minutave, Rebic shënoi dygola për 60 sekonda për të vulosur fitoren bindëse (69′, 70′).

Me këtë fitore, Milani rimerr kreun me 49 pikë, ndërsa Crotone renditët në fund me vetëm 12 pikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco