Kane rikthehet me gol, Tottenham mposht West Brom

Kane rikthehet me gol, Tottenham mposht West Brom

15:32, 07/02/2021

Rikthim si fitues për Harry Kane. Pas një mungese 10 ditore, sulmuesi anglez u rikthye në fushat e lojës dhe shënoi për Tottenham në ndeshjen ndaj West Bromwich Albion (java e 23-të e Premier League), të cilën londinezët e fituan me rezultatin e pastër 2-0.  Golin e dytë për Spursat e shënoi Heung-min Son.

Pas tre humbjeve radhazi në kampionat, kjo fitore i kthen buzëqeshjen skuadrës së Jose Mourinho-s. Teksa presin për ndeshjet e tjera të javës, Tottenham ngjitet në vendin e 7-të në renditje, gjashtë pikë larg podiumit, ndërsa Baggies janë ende të 19-tët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco