Superligë/ Kukësi - Kastrioti, ja si rreshtohen skuadrat

Superligë/ Kukësi - Kastrioti, ja si rreshtohen skuadrat

13:41, 07/02/2021

Në orën 13:45,  në stadiumin “Loro Boriçi”, do të luhet ndeshja mes Kukësit dhe Kastriotit e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Verilindorët e kanë vlerësuar maksimalisht këtë sfidë dhe duan me çdo kusht fitoren. Skuadra e Kukësit po kalon një moment të mirë në kampionat, teksa deri tani kanë arritur 3 fitore radhazi dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe sot.

Krutanët kanë treguar shpesh se mund t’i hapin probleme ekipeve të mëdha dhe të njëjtën gjë do të kërkojnë të bëjnë edhe ditën e sotme.

Nga ana tjetër, skuadra e Josës në rast fitoreje do të kalonte Tiranën në renditje dhe do të renditej pas Teutës, 8 pikë larg Vllaznisë kryesuese dhe për këtë arsye triumfi është detyrim ditën e sotme.

Nuk ka shumë ndryshime në formacionin e Kukësit, teksa Josa ën krahasim nga ndeshje me Skënderbeun  ka ndryshuar vetëm sulmin, ku ka futur titullar Eze, ndërsa te Kastrioti rikthehet titullar Neziri në krahun e djathtë të mbrojtjes.

FORMACIONET ZYRTARE:

Kukësi: Xhika, Dragoshi, Lulaj, Kurdiç, Kotobelli, Demiri, Taipi, Limaj, Leiria, Ibraimi, Eze. Trajner: Mirel Josa

Kastrioti: Hidi, Neziri, Shkalla, Çela, Rami, Nuriu, Mehmeti, Moraes, Bardhi, Prodani, Devid. Trajner: Ramazan Ndreu

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco