Gol në ‘frymën’ e fundit/ Everton i merr Man United barazimin në një ndeshje spektakolare

Gol në ‘frymën’ e fundit/ Everton i merr Man United barazimin në një ndeshje spektakolare

09:21, 07/02/2021

Një gol i Clavert-Lewin në minutën e 6-të shtesë i hoqi fitoren nga duart Manchester United me skuadrën e Solskjaer që barazoi 3-3 në Old Trafford ndaj Everton pas një ndeshje spetakolare dhe emocionuese.

Një barazim që la një shije të hidhur te United që e pa veten në avantazh të dyfishtë në fundin e pjesës së parë, falë golave të Edinson Cavanit dhe Bruno Fernandes. Fillimi i pjesës së dytë ishte i gjithi për Evertonin që barazoi rezultatin falë dy golave në harkun e dy minutave nga Doucoure dhe James Rodriguez.

Gjithsesi United nuk u dorëzua dhe në minutën e 71-të gjetën sërish epërsinë me golin e McTominay, epërsi që zgjati deri në minutën e 96-të kur Clavert-Lewin shënoi golin e barazimit përfundimtar 3-3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco