Kjo është kryetarja  e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit

Kjo është kryetarja e Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit

20:22, 06/02/2021

Gjatë javës është mbajtur edhe Kuvendi Zgjedhor i Shoqatës së Gjyqtarëve të Hendbollit të Kosovës. Në kuvend, kryetare e SHGJHK-së është zgjedhur Shqipe Bajçinca-Brestovci. Ajo është profesoreshë universitare dhe delegate e Federatës Evropiane të Hendbollit.

Bajçinca-Brestovci do të jetë në krye të shoqatës për katër vite kurse në Këshillin Drejtues janë edhe Ilir Bytyqi, Eshref Beqiri, Arsim Vitaku, Mehmet Koro, Fisnik Jashari e Getoar Bujupi.

Puna me gjyqtarë të rinj, ngritja e cilësisë së referimit dhe rritja e numrit të gjyqtarëve në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare janë prioritetet e shoqatës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco