Juventus-Roma/ Formacionet zyrtare, Marash Kumbulla përballë Ronaldos

Juventus-Roma/ Formacionet zyrtare, Marash Kumbulla përballë Ronaldos

17:51, 06/02/2021

Do të startojë në orën 18:00, supersfida mes Juventusit dhe Romës e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A.

Të dyja skuadrat do të kërkojnë të vijojnë ecurinë e rezultateve pozitive pas 2 triumfesh radhazi në kampionat.

Roma e Fonsekës ka arritur të sigurojë 40 pikë në 20 ndeshje, ndërkohë që kampionët në fuqi të Serisë A, kanë 39 pikë në 19 ndeshje. Një rezultat pozitiv në përballjen e sotme do të ishte tepër vendimtar.

Për sa i përket formacioneve zyrtare, bie në sy aktivizimi nga minuta i parë i mbrojtësit të Kombëtares, Marash Kumbullës, i cili ka për detyrë të ndalojë dyshen Ronaldo-Morata.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco