Bayern Munich fitoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Hertha Berlin në trasnfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Bundesliga.
Në fushën e mbuluar me dëborë të “Olympiastadion” në Berlin, kampionët në fuqi të Evropës e nisën vrrullshëm takimin.
Leroy Sane fitoi një penallti në minutën e 12-të, por Robert Leëandoëski nuk u tregua i saktë.
Pak minuta më vonë do të vinte dhe goli i avantazhit për bavarezët, me anë të Kinglsey Coman. Hertha nuk u dorëzua dhe provoi të shënonte golin e barazimit, por pa sukses.
Falë këtij suksesi, bavarezët përkohësisht janë dhjetë pikë përpara, Leipzig . Hertha nga ana e saj vazhdon të flirtojë me zonën e kuqe.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: