FOTO/ Fiorentina-Inter, formacionet zyrtare

FOTO/ Fiorentina-Inter, formacionet zyrtare

20:24, 05/02/2021

Do të startojë në orën 20:45, ndeshja mes Fiorentinës dhe Interit në stadiumin “Atremio Franki”.

Pritet një sfidë e luftuar nga të dyja ekipet, që do të kërkojnë maksimumin nga ndeshja e sotme.

Një fitore ditën e sotme, do e dërgonte Interin në vendin e parë, të paktën deri të dielën, kur kryesuesit e Milanit luajnë përballë Crotones.

Fiorentina nuk ka fituar asnjë nga 7 sfidat e fundit të Serisë A kundër Interit (4 barazime, 3 humbje).

Interi nuk pëson gol prej 3 ndeshjesh në Serinë A: në 3 sezonet e fundit, vetëm një herë zikaltrit kanë regjistruar një seri më të gjatë të ndeshjeve me portën e paprekur radhazi, në 4 ndeshjet e fundit të kampionatit të kaluar.

Për sa i përket formacioneve, Konte ka surprizuar me titullarët, teksa ka ulur në stol Lautaro Martinezin, për të vendosur në sulm Sançezin së bashku me Lukakun.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco