VIDEO/ Rihapet kampionati, Laçi shtang Vllazninë në ‘Loro Boriçi’

VIDEO/ Rihapet kampionati, Laçi shtang Vllazninë në ‘Loro Boriçi’

20:04, 05/02/2021

Laçi e ka bërë edhe më të bukur kampionatin duke e rihapur duelin me Vllazninë për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Shpëtim Duro fitoi 2-1 në transfertë ndaj kryesuesve dhe rivalëve dirket të Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Kategorinë Superiore.

Pjesa e parë u mbyll në barzim pa gola, me ekipet që provuan të kishin nën kontroll ndeshjen. Mirëpo, skuadra që ishte më kërkuese ishte ajo e Vllaznisë, që tentoi të gjente golin e avantazhit, por pa e arritur.

Ndërsa pjesa e dytë ishte mjaft emocionuese, me kurbinasit që kaluan në avantazh në minutën e 59-të, falë golit të shënuar nga Kirian Nuabueze. Avantazhi i Laçit nuk zgjati shumë. Pas 7 minutave, Vllaznia arriti të barazojë rezultatin.

Në minutën e 66’ ishte Demir Imeri ai i cili shënoi për shkodranët. Pas tentativës së Krujës, topi fillimisht u ndal në shtyllë dhe kthehet në asist për mesfushorin Imeri, që nuk fal duke shënuar.

Mirëpo, bardhezinjtë nuk u dorëzuan dhe kaluan sërish në avantazh, me anë të Harmon, që realizoi vetëm pak minuta pasi ishte futur në fushën e lojës (minuta 72). Vlen të theksohet fakti, se kurbinasit luajtën prej minutës së 77-të me 10 lojtarë pas daljes me karton të kuq Obanor.

Trepikëshi i Laçit shikohet si dhuratë, jo vetëm për bardhezinjtë, por edhe për rivalët e tjerë që synojnë të kapin kreun. Kurbinasit kanë arritur të mposhtin 2 herë kryesuesit e kampionatit këtë sezon, teksa triumfi i sotëm, e bën më interesante pjesën e dytë të sezonit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco