Nuk kanë fund telashet për Gattuso-n, një tjetër titullar rezulton pozitiv me Covid-19

Nuk kanë fund telashet për Gattuso-n, një tjetër titullar rezulton pozitiv me Covid-19

18:14, 05/02/2021

Covid-19 vazhdon të sjellë probleme në botën e futbollit. Tek Napoli në muajin e fundit janë infektuar Osimhen dhe Fabian Ruiz, të cilët më pas janë shëruar, por edhe atë të Faouzi Ghoulam, i cili rezultoi pozitiv këtë mëngjes.

Mirëpo, problemet nuk kanë mbaruar këtu për skuadrën e Gattuso-s, pasi edhe mbrojtësi, Kalidou Koulibaly, ka rezultuar gjithashtu pozitiv.

Lajmi është dhënë nga vetë klubi napoletan përmes një postimi në faqen zyrtare, ku bën me dije se futbollisti është asimptomatik dhe është izoluar në shtëpi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco