Kampionati i femrave/ Kalendari i javës së 11-të, ‘luftë’ për vendin e dytë

Kampionati i femrave/ Kalendari i javës së 11-të, ‘luftë’ për vendin e dytë

16:54, 05/02/2021

Java e 11-të e kampionatit të futbollit të femrave që do të luhet këtë fundjavë konsiston edhe me mbylljen e fazës së parë të kampionatit.

Ndeshjet e kësaj jave do të luhen të ndara në dy ditë. Java e 11-të do të hapet me derbin korçar Skënderbeu-Bilisht Sport, të shtunën në ora 12:30, me dy ekipet që vijnë pas humbjeve në javën e dhjetë.

Skënderbeu do të tentojë të marrë fitoren e tretë në kampionat, duke qenë edhe më favorite në letër në ndeshjen kundër vajzave të Bilishtit, të cilat ende po vuajnë dhe nuk po marrin pikën e parë në këtë sezon.

Supersfida e kësaj jave do të luhet këtë të shtunë në Fier, mes Apolonisë së vendit të dytë dhe Tiranës së vendit të tretë.

Dy pikë është diferenca mes dy ekipeve, me Apoloninë që do të luajë për t’iu larguar Tiranës me 5 pikë dhe me Tiranën që do të tentojë të kapë vendin e dytë dhe t’i afrohet më shumë vendit të parë.

Të dy ekipet vijnë pas disa fitoreve radhazi dhe nesër do të luajnë vetëm për 3 pikët.

E diela do të mirëpresë katër ndeshjet e tjera të javës, me Partizanin që do të mirëpresë në kryeqytet shkodranet e AAS. Kryeqytetaset vijnë pas fitores së thellë në Bilisht ndërsa AAS u dorëzua përballë vajzave të Teutës.

AAS do të tentojë të marrë tre pikët në kryeqytet përballë Partizanit të vendit të shtatë, që gjendet në kuotën e 15 pikëve.

Teuta do të presë në Durrës vajzat e Tirana AS. Bregdetaret vijnë pas fitores në Shkodër dhe do të tentojnë fitoren e dytë radhazi në kampionat ndërsa Tirana AS vjen pas humbjes me kryesuesen e Vllaznisë.

Në Shkodër, kryesuesja e kampionatit, Vllaznia do të presë Juban Danjën.

Në këtë derbi që do të luhet të dielën duke nisur nga ora 14:30, vajzat e Juban Danjës do të tentojnë të bëjnë surprizën, përballë një Vllaznie, e cila ende nuk është thyer këtë sezon, duke kryesuar me 30 pikë të plota pas 10 javësh kampionat.

Kinostudio do të presë në Tiranë vajzat e Lushnjes. Një ndeshje e lehtë në letër për kryeqytetaset, të cilat do të tentojnë të rikthehen te fitorja pas dy javësh jo pozitive.

Kalendari i javës së 11-të

E shtunë/ Skënderbeu – Bilisht Sport    ora 12:00

E shtunë/ Apolonia – Tirana                  ora 13:30

E diel/ Partizani – AAS                          ora 12:30

E diel/ KF Teuta – Tirana AS                 ora 14:00

E diel/ Vllaznia – Juban Danja              ora 14:30

E diel/ Kinostudio – Lushnja                  ora 14:30

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco