Suarez flet për largimin nga Barça: Nuk e besoj se do luaj sërish me Messin!

Suarez flet për largimin nga Barça: Nuk e besoj se do luaj sërish me Messin!

12:26, 05/02/2021

Sulmuesi i Atletico Madridit, Luis Suarez ka treguar arsyen pse u largua nga Barcelona.

Gjatë një interviste për “Onda Cero”, lojtari i Liverpoolit foli po ashtu edhe për mundësinë të luajë sërish me Lionel Messin.

“Barcelona dëshironte të më largonte, më pas ne filluam bisedimet me Atleticosin”, ka thënë Suarezi.

 “Ishte vendim i trajnerit në marrëveshje me bordin. Shumë njerëz tek Barcelona, si Lionel Messi, menduan se ishte çmenduri”, shtoi sulmuesi uruguaian.

Shok skuadre sërish me Messin? “Ne jemi shokë të ngushë, jemi miq shumë të mirë edhe jashtë fushave të blerta. Por më duket se nuk do të luajmë më së bashku. Nuk e besoj”, përfundoi Suarezi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco