VIDEO/ Tuchel mund Mourinho-n, Chelsea fiton derbin e Londrës ndaj Tottenham

VIDEO/ Tuchel mund Mourinho-n, Chelsea fiton derbin e Londrës ndaj Tottenham

23:16, 04/02/2021

Chelsea mundi me rezultatin minimal 1-0 Tottenham-in në transfertë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.

Si shpesh në takimet e tyre të fundit, Spurs ua la topin në qarkullim kundërshtarëve. Me rreth 70% të zotërimit të topit në pjesën e parë, “Blutë e Londrës” u shfaqën krijues, por u desh të vinte minuta e 24-të që sfida të merrte një pikë kthese, me një penallti të fituar nga Werner pas një gabimi të Dier. Italiani Jorginho nuk gaboi përballë Lloris, duke kaluar të tijtë në avantazh.

Këtë avantazh skuadra e Thomas Tuchel e administroi shumë mirë, duke qarkulluar topin dhe duke krijuar kështu disa raste të tjera për shënim, por pa sukses.

Tottenham-i i Mourinho-s u shfaq i pafuqishëm për të reaguar, duke mos mundur të shënonin të paktën 1 gol, që mund të siguronte 1 pikë. Me këtë fitore Chelsea ngjitet në vendin e gjashtë me 36 pikë, ndërsa Tottenham-i mbetet në vendin e tetë me 33 pikë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco