Pavarësisht moshës, Cristiano Ronaldo duket se vazhdon të mbetet i pandalshëm.
Portugezi mbush nesër 36 vjec por numrat vazhdojnë të mbeten të frikshëm. Portugezi ka shënuar 22 gola në 23 ndeshje me kampionët e Italisë gjatë këtij sezoni. Sezonin e kaluar golat në total ishin 37 kurse vitin e parë 28.
Juventus mbetet e kënaqur nga rendimenti i tij dhe nuk duket e frikësuar nga vitet që kalojnë.
Sipas Tuttosport, dhurata për ditëlindje e portugezit mund të jetë pikërisht rinovimi për një tjetër sezon, deri në 2023.
Mbetet për tu parë nëse pandemia do të bëjë që rroga e Ronaldos të rinegociohet. 31 milionë euro në sezon duken për momentin vështirë për tu përballuar për arkat e klubit.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: