Andre Silva shënon dhe bind me Eintracht: 16 gola në kampionat, më mirë se Haaland

Andre Silva shënon dhe bind me Eintracht: 16 gola në kampionat, më mirë se Haaland

17:30, 04/02/2021

Mungesa e vazhdimësisë ka qenë gjithmonë e meta kryesore në karrierën e Andre Silva. I cilësuar nga Cristiano Ronaldo si trashëgimtari i tij, 25 vjeçari u transferua tek Milan në vitin 2017. Mirëpo, ai nuk arriti asnjëherë të shfaqte më të mirën te klubi italian. Kështu, Silva në sezonin e ardhshëm u huazua te Sevilja, aventurë të cilën e nisi mirë, por më pas çdo gjë u zbeh.

Më në fund duket se ai ka gjetur mjedisin e duhur. Silva ka shënuar 16 gola dhe ka dhënë 2 asiste në 18 paraqitje në Bundesliga me fanellën e Eintracht Frankfurt, më mirë se ai vetëm i paarritshmi Lewandowski. Ish-futbollisti i Porto-s është përpara Haaland, i cili megjithatë ka luajtur më pak dhe ka një mesatare prej një goli për ndeshje (14 gjithsej). Pra, shkëmbimi me Rebic, duket se i ka bërë të gjithë të lumtur

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco