Konfirmohet/ Bayern Munchen i kushtohet një dokumentar emocionues

Konfirmohet/ Bayern Munchen i kushtohet një dokumentar emocionues

14:03, 04/02/2021

Këtë vjeshtë do të dalë një dokumentar i ri me protagonist rekordmenët e Bayern Munich,

Lajmi është konfirmuar nga platforma “Amazon”, ku do të transmetohen pamjet nga prapaskena e klubit kur fituan Ligën e Kampionëve.

Duke pasur parasysh suksesin e projekteve të ngjashme me Tottenham Hotspur dhe Manchester City, do të vazhdohet kjo praktikë e cila është vlerësuar interesante për tifozët e futbollit në të gjithë botën.

“Ne jemi krenar që jemi në gjendje të tregojmë suksesin e madh të FC Bayern përmes këtij dokumentari”, thotë drejtuesi i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge.

“Sidomos tani, kur COVID-19 për fat të keq po na detyron të distancohemi, ky dokumentar është një mundësi e mrekullueshme për tifozët tanë të përjetojnë atë që po ndodh në ekipin tonë”, përfundoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco