KON-i publikon udhëzuesin e parë për mbrojtje nga pandemia gjatë LO Tokio 2020

KON-i publikon udhëzuesin e parë për mbrojtje nga pandemia gjatë LO Tokio 2020

12:53, 04/02/2021

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), Komiteti Paralimpik Ndërkombëtar dhe Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Tokio 2020, kanë publikuar udhëzuesin e parë për mbrojtje nga pandemia COVID_19 gjatë Lojërave Olimpike Tokio 2020.

Seria e parë e udhëzuesit që përfshinë 33 faqe, ka të bëjë me rregullat që duhet t’u përmbahen Federatat Ndërkombëtare dhe zyrtarët teknik.

Njëra nga ndalesat është që zyrtarët të cilët marrin pjesë në gara, nuk do të lejohen të këndojnë ose brohorasin për të përkrahur sportistët e tyre. Ata këtë mund ta bëjnë vetëm duke duartrokitur.


Po ashtu, do të ndalohen vizitat në zonat turistike, bare, restaurante dhe dyqane tjera si pjesë e masave që synojnë kufizimin e paraqitur në Lojëra.

Do të parandalohet gjithashtu udhëtimi me transport publik, “përveç nëse u jepet leje” dhe të plotësojnë një plan të aktiviteteve të tyre gjatë 14 ditëve të qëndrimit në Tokio.

Pjesëmarrësit do të testohen rregullisht për COVID_19, përfshirë testet që duhet të bëhen para udhëtimit, pas arritjes dhe gjatë Lojërave, e ndoshta edhe para kthimit për në shtetin e tyre.

Personat që rezultojnë pozitivë do të izolohen në një vend të miratuar nga Qeveria e Japonisë.

Federatave Ndërkombëtare dhe zyrtarëve teknikë u është kërkuar që të qëndrojnë dy metra larg sportistëve gjatë kohës së Lojërave.

KON ka bërë të ditur se në ditët në vijim do të publikohen edhe numra tjerë të udhëzuesve, të cilët lidhen me sportistët, mediat dhe transmetuesit e Lojërave.

Rregullat e testimit, distanca sociale, higjiena dhe sjellja gjatë Lojërave pritet të përfshihen po ashtu.

Lojërat Olimpike të shtyra për një vit shkaku i pandemisë, mbahen prej 23 korrik – 8 gusht të këtij viti në Tokio të Japonisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco