Brdaric: Kundër Laçit e vështirë por luajmë për fitore!

Brdaric: Kundër Laçit e vështirë por luajmë për fitore!

12:06, 04/02/2021

Java e 18-të e Kategorisë Superiore nis ditën e premte me sfidën e rëndësishme, Vllaznia – Laçi, e cila do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 18:00.

Trajneri i skuadrës shkodrane, Brdaric, në prononcimin për këtë sfidë, u shpreh me optimizëm edhe për faktin se koha është përmirësuar dhe terreni do të jetë i përshtatshëm.

“Kemi shumë energji për nesër. Jemi të përgatitur të japim maksimumin kundër Laçit. Mendoj se tri ndeshjet e fundit kanë qenë të afërta dhe terrenet shumë të vështira. Nesër luajmë në shtëpi dhe shpresoj të mos bjerë shi”

Humbja në fazën e parë- “Jemi në një pozicion komod, të cilin e kemi merituar. Duhet të shohim përpara. E dimë se çfarë duhet të bëjmë për ta fituar ndeshjen. Kemi humbur në ndeshjen e parë, por kemi nxjerrë mësime”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco