Pas humbjes, Klopp i zhgënjyer: City po fluturon, duhet të gjejmë një zgjidhje!

Pas humbjes, Klopp i zhgënjyer: City po fluturon, duhet të gjejmë një zgjidhje!

10:41, 04/02/2021

Liverpooli ka humbur 0-1 ndaj Brightonit në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të në Premier League.

E pas kësaj ndeshje foli edhe tekniku, Jurgen Klopp i cili tha se Man City po fluturon larg dhe ata duhet të mendojnë një zgjidhje.

E patë se çfarë shkoi keq? “Shpjegimi i vetëm tani është se ne jemi një ekip i lodhur mendërisht pak a shumë. Brighton e meritonte të fitonte, ata luajtën mirë.”

“Ne kemi pasur momentet tona, por ata e meritonin të fitonin. Ata janë një ekip i mirë futbolli. Duhej të mbroheshim më shumë, nuk ka asnjë formacion në botë ku të jesh gjithmonë në vendin e duhur. Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur kundër një ekip të tillë është ta kontrollosh topin por nuk mund ta bënim sonte.

“E vetmja gjë që mund të bëjmë është të përdorim gjërat që ndodhin dhe të mësojmë prej tyre. Zgjidhja janë gjithmonë lojtarët. Ka qenë një javë e vështirë dhe sonte nuk ishte e mjaftueshme. City po fluturon dhe ne duhet të gjejmë një zgjidhje”, tha Klopp.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco