Rivalët e vjetër, ja kush me kë do të përballen në ditën e dytë

Rivalët e vjetër, ja kush me kë do të përballen në ditën e dytë

10:34, 04/02/2021

Dita e ditë e Final 8 Kupës së Kosovës Vllesa Pagesa do të sjellë përballje shumë interesante. 

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Marigona Hill Prishtinës dhe AS Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Ligës së Parë. Fituesi i këtij dueli do të ndeshet me RC Cola Dritën, ditën e premten.

Ponte Prizreni-Vëllaznimi është një sfidë shumë interesante, ku të dy skuadrat do të japin maksimumin për të triumfuar dhe për të kaluar në gjysmëfinale. Garat e Kupës dhurojnë befasi, andaj nuk ka favoritë. 

Përballja e fundit e ditës së sotme është mes rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Trofeu i Kupës është shumë i dëshiruar për këto dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës.

Takimi pritet të jetë shumë interesant, ashtu siç kanë qenë përballjet mes këtyre dy skuadrave. 

Orari

E enjte
13:00 Marigona Hill Prishtina - AS Prishtina
16:00 Grupi D: Ponte Prizreni - Vëllaznimi
19:00 Grupi A: Peja - Sigal Prishtina.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco