Ofertë faraonike për Muçin, Tirana refuzon ekipin e Serie A

Ofertë faraonike për Muçin, Tirana refuzon ekipin e Serie A

09:43, 04/02/2021

Ernest Muçi është një nga lojtarët më të mirë të Tiranës. Sulmuesi bardheblu ka rënë në gjurmët e shumë ekipeve të mëdha. Sipas raportimeve të fundit, Hellas Verona ka ofruar 400 mijë euro për shërbimet e talentit. Kryeqytetasit kanë refuzuar këtë ofertë, me bindjen se ai vlen shumë më shumë sesa kaq.

Në 17 ndeshje këtë sezon, 19 vjeçari ka shënuar 5 gola dhe ka dhuruar 4 asisste. Jo vetëm kaq, pasi ndihma e dhënë ndaj ekipit ka qënë e madhe edhe në aspekte të tjera.

Me interes të madh pritet të mësohet e ardhmja e Ernest Muçit, ku një mundësi e mirë është edhe qëndrimi te Tirana. Këta të fundit kanë nevojë për shërbimet e tij, sidomos në një sezon  kaq të vështirë si ky. Ajo që do do tregojë gjtihçka do jetë koha, me të ardhmen që është në “udhëkryq”./ Newsport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco