Messi tek PSG-ja? Di Maria me këtë deklaratë shkakton polemika!

Messi tek PSG-ja? Di Maria me këtë deklaratë shkakton polemika!

09:19, 04/02/2021

Di Maria ishte një nga protagonistët e triumfit 3-0 të PSG kundër Nimes.

Argjentinasi shënoi golin e parë si dhe shërbeu për Sarabian për 2-0, por më shumë se forma e tij bëri deklarata që 33-vjeçari dha pas ndeshjes.

I pyetur nga gazetarët për mundësinë që Leo Messi të bëhet pjesë e PSG-së verën e ardhshme, Di Maria u përgjigj me optimizëm.

Mesi tek PSG-ja “Shpresojmë, mendoj se ka shumë mundësi, por duhet të jemi të qetë. Të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha Di Maria duke shkaktuar polemika. Vlen të kujtojmë që kontrata e Messit me Barcelonën përfundon më 30 qershor dhe nëse nuk arrihet gjuha e përbashkët mes dy palëve atëherë “xhevahiri” argjentinas do të largohet me parametra zero nga “Camp Nou”.

Në këtë mënyrë, Di María nuk bën asgjë më shumë sesa ushqen informacionin që e bën skuadrën që drejtohet nga Mauricio Pochettino  si një nga kandidatet më të mundshme për nënshkrimin me “yllin” argjentinas, kontrata e të cilit me “blaugranat” përfundon më 30 qershor.

Di María foli gjithashtu për rinovimin e tij dhe atë të Neymarit:

“Unë jam 32 vjeç, Neymari është shumë më i ri, është më lehtë të flasësh me të, por ne po bisedojmë. Jam i lumtur në Paris, dhe po diskutojmë që të rinovojmë kontratën”, përfundoi Di Maria.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco