Inter - Juventus / Buffon përfundon nën hetim, ja për çfarë akuzohet

Inter - Juventus / Buffon përfundon nën hetim, ja për çfarë akuzohet

08:45, 04/02/2021

Inter-Juventus ishte një ndeshje e dyanshme për Gianluigi Buffon: një protagonist i pafat në rastin e golit të Lautaro, me një reagim jo në lartësinë e detyrës, por i përkëdhelur në goditjen gati për gol të sigurt të Darmian, në pjesën e dytë.

Episodi i golit të shënuar nga “Toro” përfundoi “nën lupë”. Sipas asaj që u raportua nga “Gazzetta dello Sport”, portieri i Juventusit do të kishte shqiptuar një shprehje blasfemie (sharje kundër zotit ose kundër fesë) në shenjë zhgënjimi për gabimin e bërë. Blasfemi që do të “përthithej” nga mikrofonët e pranishëm mbas porte, e dëgjuar qartë për shkak të mungesës së publikut në tribunat e “San Siro”.

Prandaj, Buffon mund të referohet nga Prokurori Federal, në pritje të raportit të gjyqtarit (Calvarese duket se nuk ka shkruar asgjë) dhe vendimeve të Gjykatësit Sportiv. Nuk do të ishte hetimi i parë i këtij lloji për Buffon, tashmë i gjykuar edhe gjatë Parma-Juventus më 19 dhjetor, kur Pirlo e aktivizoi 43-vjeçarin nga minuta e parë në vend të Szczesny.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

>
Denonco