Milan ka fituar 14 penallti në 20 javët e luajtura në kampionatin italian.
Në kampet milaniste goditjet nga pika e bardhë shihen si një manifestim i fuqisë ofensive të ekipit të Piolit, ndërsa tifozeritë rivale i etiketojnë si “ndihma” që kryesuesit marrin herë pas here.
Në këtë debat, janë përfshirë edhe Antonio Cassano dhe Christian Vieri. Ky i fundit, çdo të hënë, organizon biseda “online” me futbollistë dhe opinionistë.
Mes të ftuarve rrallë mungon Cassano. Herën e fundit, mes të dyve tema e diskutimit ishin 14 penalltitë që Milanit i janë akorduar në favor deri në këtë moment të Serisë A. Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit ka deklaruar se skuadra e Piolit po merr shumë penallti në favor gjatë këtij sezoni: “Si shumë 11-metërsha po merr Milani”. E menjëhershme ka qenë përgjigjja e Cassanos që gjithashtu ka luajtur me “Djallin” dhe zikaltrit: “Bobo, kuqezinjtë i kanë merituar të gjitha penalltitë që kanë marrë në favor”.
© SYRI.net
Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: